Probleme te Anglia disa orë para ndeshjes me Gjermaninë, Calvert-Lewin largohet nga skuadra

Dominic Calvert-Lewin nuk do të jetë më pjesë e “Euro 2020”.

Sipas The Athletic, Dominic Calvert-Lewin është larguar nga Kombëtarja e Anglisë si shenjë proteste në stërvitjen e sotme.

Arsyeja e frustrimit të sulmuesit të Evertonit është minutazha e paktë që ka pasur në “Euro 2020”.

Në fakt, Calvert-Lewin ka luajtur vetëm për një minutë të vetme në “Euro 2020” deri më tani, duke hyrë në ndeshjen hapëse kundër Kroacisë gjatë kohës shtesë.

Sipas artikullit, ai nuk do të ftohet nga Southgate në ndeshjen ndaj Gjermanisë as në formacionin bazë dhe as si rezervist.


Shtuar 29.06.2021 16:32