Armando Broja ka qenë i përfolur më parë për t’ju bashkuar një nga klubeve të Serisë A dhe kjo teori po përforcohet edhe më shumë pas këtij sezoni me Bërnlin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë 23 paraqitje këtë edicion në Premier Ligës duke realizuar vetëm një gol. Ai gol erdhi më shumë se katër muaj më parë, në një barazim 1-1 kundër Bërnmuthit më 20 dhjetor.
Të lidhura
None found
Broja do të jetë një emër për t’u ndjekur në merkaton e verës veçanërisht pasi ai mund të transferohet në huazim. Përpara transferimit të tij te Bërnli, Parma dhe Udineze kishin treguar interes dhe emri i tij mbetet në tryezë edhe sot. Ai do të jetë përsëri ndër kryesorët në listë, veçanërisht nëse Mateo Pelegrino dhe Keinan Davis do të largoheshin pas disa muajsh.
