Feyenoord dhe Roma do të luajnë mbrëmjen e sotme finalen e parë të Conference League në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Gjatë ditës së djeshme tifozët e të dyja skuadrava janë përleshur me policinë, ku sipas informacioneve janë arrestuar 60 tifozë, mes të cilëve 12 holandezë, ndërsa pjesa tjetër italianë.
Dhjetë efektivë policie mbetën të plagosur, ndërsa pati edhe dëme materiale.
Një reagim në Twitter për situatën aktuale ka bërë edhe Princ Leka II, i cili shkruan se në Tiranë është shkaktuar një kaos i vërtetë, ndërsa mezor po pret të shohë çdo të ndodhë sot pas ndeshjes.
Feyenoord soccer fans have turned Tirana into a scene of pure chaos… the streets are in a buzz… i cannot wait to see what will happen after the match tomorrow.
— Princ Leka (@princeleka) May 24, 2022
Leka gjithashtu ka folur për median holandeze ANP-në duke u shprehur se kombinimi i birrës dhe presionit të bashkëmoshatarëve ndikoi te tifozët e rinj.
“Shumica prej tyre ndoshta po kalojnë mirë, por policët shqiptarë janë dërguar në spital”, tha ai.
“Kjo është e re për Shqipërinë. Ne kemi pasur turma të zhurmshme vetëm gjatë protestave politike. Këtu futbolli normalisht është çështje familjare” e ka mbyllur Leka./albeu.com