Premtimi i çuditshëm i mbrojtësit të Spanjës, ja çfarë ka ndër mend të bëjë nëse fiton Europianin

Marc Cucurella është një nga lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti me Spanjën në këtë Europian, teksa tashmë është vetëm një fitore larg titullit kampion Europe.

Gjithsesi, partnerja e futbollistit, Claudia Rodriguez ka treguar premtimin që Cucurella ka bërë nëse do të arrijë të ngrejë trofeun. Ajo tregon se mbrojtësi do t’i lyejë flokët e tij kaçurrela me ngjyrë të kuqe, gjë që do të merrte vëmendjen e shumë mediave.

“Është personaliteti, identiteti i tij. Me pëlqen. Kur ishte i vogël, i kishte më të drejtë, por kur u rrit filluan t’i përkuleshin dhe mbetën ashtu. Ai ka premtuar se do t’i lyejë flokët me të kuqe, por nuk do ta detyroj”, tha bashkëshortja e mbrojtësit të Chelsea.


Shtuar 12.07.2024 18:04