Selektori italian, Roberto Mancini ka folur para ndeshjes me Belgjikën.
Mancini rikujtoi se Italia di të vuajë në momente të caktuara duke iu referuar ndeshjes me Austrinë.
Italiani theksoi se tani e tutje nuk ka ndeshje të lehta, por se Italia është gatshme të vuajë që të marrë rezultat.
“Çdo ndeshje duhet të bëheni më të fortë nëse arrini të përmirësoni gabimet e bëra më herët”, tha ai.
“Ndaj Austrisë kemi vuajtur, por kemi regjistruar 26 goditje në portë”, shtoi ai.
“Kishte momente të vështira për ne, por në fund ia dolëm të fitojmë, dhe fituam me meritë”, tha Mancini.
“Nuk ka ndeshje të lehta, Kampionati Evropian na ka mësuar që nuk ka, edhe skuadrat më të forta kanë vuajtur”, përfundoi Roberto Mancini.