Pochettino konfirmon rikthimin e Neymar

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar rikthimin e Neymar nga dëmtimi.

Braziliani do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lyon që luhet për javën e 30 të Ligue 1.

Pocchetino duke folur për gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lyonin, konfirmoi se Neymar është rikthyer dhe është gati për lojë.

“Neymar do të jetë në skuadër për udhëtimin nesërm në Lyon. Kthimi i tij është një gëzim për të gjithë ne dhe gjithashtu edhe për të”, tha Pocchetino.

“Ashtë një plus që të jesh në gjendje të mbështetesh tek ai? Ne përdorim logjikën e thjeshtë dhe pas gati 6 javësh pa luajtur do të ishte e vështirë ta shohim atë të fillojë ndeshjen nga fillimi”, përfundoi Maurizio Pocchetino.

Lyon dhe PSG do ndeshen nesër në orën 21:00.


Shtuar 20.03.2021 22:42