Kumbulla nga ambasada e Shqipërisë në Romë: Krenari për mua të jem shembull për shqiptarët në Itali (VIDEO)

Ylli i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Romës, Marash Kumbulla ka bërë një vizitë në ambasadën e Shqipërisë në Romë.

Kumbulla ka falënderuar Ambasadën e Shqipërisë në Romë, në të cilën ishte i ftuar po ashtu edhe Gazzetta dello Sport dhe SportsWeek.

Kumbulla ka postuar një video në rrjetin e tij social, Instagram, ku ka folur për shqiptarët në Itali.

“Të jesh një shembull për shumë shqiptarë që jetojnë në Itali është një krenari për mua”, tha ai.

Kumbulla u prit nga Anila Bitri e cila është një avokuese e të drejtave të femrave.

“Edhe ne jemi krenarë me ty”, u shpreh ajo.

Kumbulla u takua me gratë shqiptare ku shihet duke iu dhuruar lule për ditën e gruas.

“Dua ta falënderoj Gazzetta dello Sport dhe SportsWeek që ishin prezente në këtë moment të rëndësishëm”, tha Marash Kumbulla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)


Shtuar 20.03.2021 22:59

Tags: ,