Eva Murati është një ndër gazetaret sportive më me emër në vend. Prezantuesja bukuroshe ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, por asnjëherë me skandale.
Shenja e binjakëve në horoskop, bukuroshja e ekranit mbushi 26 vite jetë dhe në rrjete sociale priti urimet më të bukura nga miqtë e dashamirësit.
Kjo duhet të jetë një ndër ditëlindjet më të bukura për Evën, e cila ka qenë së fundmi kryefjala e rrjetit pas pjesëmarrjes në emisionin italian “Tiki Taka”.
Moderatorja shqiptare rrëmbeu vëmendjen e gjithë italianëve me elegancën e saj dhe jo vetëm, teksa ishte e ftuar në emisionin sportiv së bashku me trajnerin e Udineses Luka Goti, ish-mesfushorin e Interit, Niko Berti, Diego Armando Maradona Jr dhe Francesco Oppini. Teleshikuesve italianë ju pëlqeu edhe harmonia televizive që Eva kishte me Oppini-n, duke qenë se të dy janë edhe tifozë të Juventus-it.
Eva tregoi më herët se kishte firmosur një kontratë shumë të rëndësishme në Itali me një kompani menaxhimi.
“Për ta bërë publike këtu, për herë të parë, arrita të finalizoj një kontratë me një kompani. Praktikisht para se të futesha në emision, mua mu tha që nëse t’i del mirë, nëse je e talentuar, këtu nuk të lënë më. Thanë të paktën 2 persona do të të kontaktojnë, unë i thashë aman njëri të më kontaktojë mjafton që ta bëj një kontratë, por që më kontaktuan rreth 6 persona, përfaqësues të kompanive të ndryshme të talenteve atje dhe e finalizova kontratën me njërin atje dhe për këtë jam shumë e lumtur”, u shpreh Eva.
Jo vetëm kaq! Eva ka firmosur tashmë edhe një kontratë me markën e famshme të të brendshmeve me bazë në Milano, “Yamamay”.