Milani nis negociatat me yllin e ekipit për rinovimin e kontratës

AC Milan është duke negociuar me mesfushorin Franck Kessie, me shpresën për të rinovuar kontratën edhe për pesë vitet e ardhshme.

 

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka kaluar sezon të mrekullueshëm duke shënuar dy herë në fitoren ndaj Atalantas, që i siguroi “Rossonerëve” rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Milan nuk dëshiron ta rrezikojë Kessien ta lejojë të largohet si agjent i lirë në verë, andaj ka nisur të punojë që të rinovojë kontratën e 24-vjeçarit.

Sipas Calciomercato, klubi ka ofruar 3.5 milionë euro plus bonuset për pesë vitet e ardhshme.

Duke përfshirë bonuset, marrëveshja mund të arrijë në 4 milionë euro për sezon, duke krahasuar me marrëveshjen momentale prej 2.2 milionë euro, por përfaqësuesit e mesfushorit nuk janë plotësisht të kënaqur me këtë ofertë.

Asnjë lojtarë i Milanit nuk ka luajtur me shumë këtë edicion se Kessie që ka kontribuar me 13 gola në 37 ndeshje të Seria A.

Kessie thuhet se kërkon 5 milionë euro për vit, andaj do takohet edhe me drejtorët Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

Kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2022.

Shtuar 26.05.2021 11:05