Milani është një hap përpara fitimit të kampionatit italian, pas 11 vitesh.
“Rosonerët” kanë nevojë për një barazimi ndaj Sassuolos, me Stefano Piolin që flet në funksion të lojës.
“Ne ishim më të mirët deri më tani, por kështu duhet të jemi edhe të dielën. Ne u përgatitëm mirë për ndeshjen me Sassuolo-n siç bëmë gjithmonë. Nuk ka rëndësi se çfarë kemi bërë deri dje, por ajo që do të mund të bëjmë nesër luan një rol.
Kemi një mundësi të mirë dhe duhet ta përfundojmë punën. Dua që të jemi të fokusuar”, u shpreh fillimisht ai dhe vazhdoi:
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, nuk do të na jepet asgjë, pasi askush nuk na ka dhënë asgjë deri më tani. I kemi lexuar mirë të gjitha ndeshjet, ku secili ka historinë e vet.
Kanë lëvizje të mirë të topit dhe janë të mirë në pjesën sulmuese, janë shumë të denjë. Duhet të jemi të fokusuar dhe të përfitojmë nga dobësitë e tyre”.
Në lidhje me kontributin e Zlatan Ibrahimovic për Milanin këtë vit, ai tha: “Ai dëshiron shumë të jetë protagonist në ndeshje. Deri tani ka qenë shumë i rëndësishëm, ka sjellë cilësi dhe mentalitet fitues. Ai solli personalitetin që i duhej kaq shumë këtij ekipi të ri”. /albeu.com/