Takimi i tretë në Grupin I mes Senegalit dhe Irakut përfundoi me triumfin e skuadrës afrikane. Ndeshja, e zhvilluar në stadiumin “BMO Stadium” në Toronto, u mbyll me rezultatin 5-0.
Gjithçka u zhbllokua shumë herët, kur Habib Diarra realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 4-t. Për irakianët situata u bë edhe më e vështirë pas ndëshkimit me karton të kuq të mbrojtësit Rebin Sulaka. Në pjesën e dytë, Senegali e shtoi presionin dhe përfitoi nga inferioriteti numerik, duke shënuar golin e dytë në minutën e 56-të me sulmuesin Ismaila Sarr, pas një pasigurie të mbrojtjes kundërshtare. Vetëm tre minuta më vonë erdhi edhe goli i tretë, me autor mesfushorin Pape Gueye. Pikërisht lojtari i Villarrealit realizoi sërish në minutën e 71-të, ndërsa kundërshtarët dukeshin të dorëzuar. Në fund, në minutën e 82-të, Iliman Ndiaye vulosi shifrat me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Të lidhura
None found
Me këtë rezultat, Senegali e mbyll grupin në vendin e tretë me vetëm 3 pikë dhe pa siguruar kualifikimin. Iraku, nga ana tjetër, përfundon i fundit pa asnjë pikë.
Goli i Habib Diarra (Senegal 1-0 Irak)
Kartoni i kuq i mbrojtësit të Irakut Rebin Sulaka
Goli i Ismaila Sarr (Senegal 2-0 Irak)
Goli i Pape Gueye (Senegal 3-0 Irak)
Goli i Pape Gueye (Senegal 4-0 Irak)
Goli i Iliman Ndiaye (Senegal 5-0 Irak)
