Pezullimi i futbollistëve të Juventusit, Ranieri: Nuk do ti kisha përjashtuar Mckennie, Arthur dhe Dybala

Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri ka folur për rastin e futbollstëve të Juventusit.

Paulo Dybala, Weston McKennie dhe Arthur ishin bastisur pasi kishin thyer rregullat anti-COVID-19 duke organizuar një darkë në shtëpinë e McKennie.

Pas incidentit, futbollistët ishin suspenduar nga Juventusi por tekniku italian mendon ndryshe.

“Unë do ti falja, mbi të gjitha nëse ata ishin të shoqëruar në mes vete”, tha ai.

“Janë gjëra që mund të ndodhin, edhe personat tjerë i bëjnë, është gabim por nuk do ti kisha përjashtuar”, tha Ranieri.

“Nuk poshtëroj gruan time… e kuptuat”, tha ai duke aluduar se Jueventusit i duhen lojtarët.


Shtuar 5.04.2021 15:49