Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët pak më parë në Tirnë.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”. Banesa është në pronësi të G. S., teksa mësohet se ka vetëm dëme materiale.

” Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”, ka rënë zjarr në katin e dytë të baneses së shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale”, bën me dije policia.

Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.04.2021 15:44