Një rezultat i pabesueshëm është regjistruar në futbollin holandez. Zwolle fitoi 13-0 ndaj Den Bosch, vijon të kryesojë Erste Divisie dhe është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në elitë.
Pjesa e parë përfundoi 7-0, me vendasit që festuan edhe gjashtë herë të tjera gjatë fraksionit të dytë të takimit. Në rrjetet sociale kanë nisur të tallen me Den Bosch, sidomos portierin e ekipit.
Konrad Sikking “u lodh” duke nxjerrë topin nga porta e tij. E veçanta ishte se Zwolle goditi 16 herë portën e mbrojtur prej tij, duke shënuar 13 gola.
24-vjeçari bëri vetëm tri pritje gjatë një sfide të cilën nuk do e harrojë lehtë. Jo vetëm ai por edhe shokët e skuadrës dhe tifozët e Den Bosch.
Kjo ishte hera e parë që Sikking zbriste në fushë si titullar për skuadrën holandeze, që renditet e treta nga fundi.