Pesë transferimet më të mëdha nga klubet evropiane deri tani në afatin kalimtar të janarit 2024

Afati kalimtar dimëror ka filluar tash e 10 ditë dhe disa nga klubet nuk kanë qëndruar duarkryq, pasi kanë bërë transferimet e para.

Transferimet e janarit shpeshherë cilësohen si ‘përforcime zori’, pasi vijnë në gjysmë të sezonit, por disa klube kanë nevojë të mëdha për të mbuluar pozitat ku mendojnë se duhet të forcohen.

Disa klube veçse kanë bërë blerjet e para në këtë afat kalimtar, por kush janë transferimet më të mëdha tashmë nga klubet evropiane?

Telegrafi më poshtë u sjell një dhjetëshe të transferimet më të mëdha deri tani nga klubet evropiane, ku padyshim listës i prinë talenti brazilian, Vitor Roque, i transferuar nga Barcelona.

Pritet që kjo listë të transformohet plotësisht deri në mbylljen e afatit kalimtar, por janari ka parë tashmë disa lëvizje thelbësore në të gjithë globin.

1) Vitor Roque (Athletico Paranaense – Barcelona) – 30 milionë euro plus 31 milionë euro bonuse
2) Eljif Elmas (Napoli – RB Leipzig) – 24 milionë euro
3) Lucas Beraldo (Sao Paulo – Paris Saint-Germain) – 20 milionë euro
4) Marcos Leonardo (Santos – Benfica) – 18 milionë euro
5) Artur (Palmeiras – Zenit St Petersburg) – 15 milionë euro

/telegrafi/


Shtuar 10.01.2024 19:04

Tags: