Përfundon pjesa e parë: Dominim absolut i Kosovës ndaj Hungarisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat të barabartë 0-0 në miqësoren mes Hungarisë dhe Kosovës që po zhvillohet në stadium ‘Puskas Arena’.

Pjesa e parë i takoi tërësisht Kosovës që e dominoi kundërshtarin me raste, duke mos i lejuar që të rrezikojnë seriozisht portën e Aro Muric.

Gjatë 45 minutave të para vlen të theksohet paraqitja fenomenale e Edon Zhegrovës i cili duk mjaft i disponuar për lojë, dhe me driblimet e shpejtësinë e tij, i shkaktoi probleme të mëdha mbrojtjes së Hungarisë.

Rasti i parë serioz për ‘Dardanët’ në 45 minutëshin e parë të kësaj sfide erdhi në minutën e nëntë me Edon Zhegrovën, i cili në një hapësirë të ngushtë dribloi mbrojtësit kundërshtar dhe bëri një goditje e cila shkoi fare pranë shtyllës së portierit kundërshtar.

Teksa koha kalonte, Kosova vazhdonte të tregonte forcën e saj në këtë takim duke mos u treguar aspak inferior ndaj kundërshtarit.

Një tjetër rast shumë i mirë shënimi u krijua në minutën e 22-të, kur Blendi Idrizi dribloi brenda zonës së rrezikshme dy mbrojtës kundërshtar, por pasimin e tij nuk arriti ta shfrytëzojë siç duhet Vedat Muriqi, i cili nuk ia doli ta godasë topin siç duhet.

Duke e parë ritmin e lojës së Kosovës, me shumë mundësi do të shohim gola në pjesën e dytë të takimit./Telegrafi/


Shtuar 26.03.2024 20:01