Barcelona do të zhvillojë ceremoni nderimi për Lionel Messin pas përfundimit të “Spotify Camp Nou

Joan Laporta ka bërë të ditur se Barcelona planifikon të organizojë një ceremoni të posaçme për Lionel Messin, pasi të mbyllen punimet në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Të lidhura

None found

Presidenti i klubit katalanas e konfirmoi këtë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur të shtunën, ku komentoi edhe mundësinë e rikthimit të argjentinasit në skuadër për një sezon tjetër, raportoi “Mundo Deportivo”.

“Siç kemi deklaruar më parë, sapo stadiumi të jetë përfunduar, do të organizojmë një nderim për të”, u shpreh Laporta.

Ai shtoi se Barcelona e kishte analizuar më herët mundësinë për ta rikthyer Messin, por sipas tij, futbollisti argjentinas zgjodhi një tjetër drejtim.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur raportohen tensione në marrëdhëniet mes Messit dhe drejtuesve aktualë të klubit.

Fituesi i Topit të Artë në tetë raste u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi kufizimet financiare e penguan klubin t’i rinovonte kontratën.


Shtuar 20.09.2026 09:14

sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel