Përfundoi vizitat mjekësore, Mkhitaryan niset për të firmosur me Interin

Pas ekzaminimeve mjekësorë të Henrik Mkhitaryan, armeni është gati për t’u bërë përforcimi i parë veror i Interit pas lamtumirës me Romën për përfundimin e kontratës.

Mkhitaryan mbërriti në CONI pikërisht pak çaste më parë për fitnesin sportiv, ndërsa testet iu bënë në Humanitas.

Menjëherë pas kalimit të vizitave mjekësore, ai u nis për të nënshkruar kontratën e tij me Interin në selinë e klubit./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 14:37