Perez bën gati 70 milion euro për yllin e Lazios

Ndryshe nga viti i kaluar, Real Madrid do të rikthehet në verë të bëjë një merkato të rëndësishme për të rinovuar skuadrën.

Një goditje pritet në mesfushë dhe Florentino Perez hedh sytë nga Milinkoviç-Saviç si pasuesin e Modriç për këtë repart.

Mësohet se drejtuesit madrilene kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit serb dhe mendohet se operacioni pritet të mbyllet për 70 mln Euro në total, shumë kjo që nuk do të refuzohet nga Lazio në një situate të vështirë financiare.


Shtuar 15.03.2021 15:11