Ndeshja në Champions, Reali publikon listën e lojtarëve (FOTO LAJM)

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e ditë së nesërme në Champions League.

“Galaktikët” do të luajn ndeshjen e kthimit në “Alfredoi di Stefano” ndaj Atalantës.

Eden Hazard i shokoi të gjithë kur nuk u paraqit sot në stërvitje, tanimë është e konfirmuar se ai do të mungojë nga një tjetër lëndim.

Belgu kishte luajtur vetëm 15 minuta, dhe kaq i mjaftuan të lëndohej sërish. Sidoqoftë, Zidane ka mbledhur grupin më të mirë të lojtarëve në dispozicion.

Sergio Ramos rikthehet në këtë ndeshje, por Casemiro, Odriozola, Hazard, Cavajal dhe Mariano Diaz mbesin të lënduar dhe nuk do të paraqiten këtë ndeshje.

Suprizë ëshë mos përfshirja e Casemiros, pasi ai zhvilloi një ndeshje të mirë kundër Elches.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Zinedine Zidane për ndeshjen ndaj Atalantas. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 15:23