Sulmuesi argjentinas, Dybala duket se nuk do të rinovojë me Juventusin.
28-vjeçari nuk është më i lumtur te klubi italian dhe me shumë mundësi qershori do të jetë muaji i fundit i tij me “Zonjën e vjetër”.
Ai dhe klubi nuk ranë dakort për marrëveshjen e rinovimit të kontratës dhe kjo gjë e ka shqetësuar shumë lojtarin.
Disa media angleze raportojnë se Manchester Unitedh dhe Tottenham kanë shfaqur interes për numrin 10-të.
Ende asgjë nuk është e konfirmuar por në periudhën e merkatos mund të ndodhë e papritura./ h.ll/albeu.com