Mbrojtësi portugez Pepe foli pas ndeshjes për eliminimin nga Maroku duke nisur akuza të rënda në drejtim të Facundo Tello dhe FIFA.
Për mbrojtësin e Portos, një arbitër argjentinas në ndeshjen e sotme kundër Marokut ishte e papranueshme.
“Është e papranueshme që sot një arbitër argjentinas të gjykojë pas asaj që ndodhi dje, me Messin që ankohej. Pas asaj që pashë sot ata mund t’i japin Argjentinës titullin”,- u shpreh Pepe, pas ndeshjes.