Në ndeshjen e tretë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve, Italia barazoi 2-2 me Belgjikën dhe mbetet në krye të grupit me shtatë pikë.
Garë e dyanshme përitalianët. Në pjesën e parë, djemtë e Spalletti-t e nisën fuqishëm dhe kaluan në avantazh me dy gola, me Cambiaso (2′) dhe Retegui (24′).
Më pas, Pellegrini (41′) u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Theate dhe belgët e mbyllën diferencën me De Cuyper (42′).
Gol që ndryshoi dhe rihapi ndeshjen. Madje, në epërsi numerike, në pjesën e dytë, të besuarit e Tedesco-s shtuan presionin, shtynë dhe barazuan rezultatin falë Trossard (61′).