Sipas revistës gjermane Kicker, portieri Alexander Nubel, 25 vjeç, i huazuar nga Bayern Munich te Monaco deri në qershor 2023, mund të jetë basti i Julian Nagelsmann për të pasuar Manuel Neuer.
Në fakt, sipas atij publikimi, gjiganti bavarez po mendon t’i ofrojë Nubelit një kontratë të re dhe ta zgjasë atë përtej qershorit 2025.
Manuel Neuer, 35 vjeç, kapiteni i gjigantëve gjermanë, së fundmi i është nënshtruar një operacioni dhe rikthimi i tij në gara është planifikuar për në mars.
Në mungesë të titullarit të padiskutueshëm, Bayern Munichu i është dorëzuar zëvendësuesit të zakonshëm, Sven Ulreich, 33 vjeç.
Sa i përket Alexander Nubel, i nënshkruar nga Schalke 04 në 2019/20, ai ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon në Monako, duke lënë pas konkurrencën e italianit me përvojë Vito Mannone (33 vjeç).