Pasardhësi i Agueros vjen nga Argjentina

Pa një sulmues që nga largimi i Sergio Agueros te Barcelona në verë, Manchester City më në fund ka gjetur pasuesin e numrit 10. Sipas të përditshmes Ole, skuadra e Pep Guardiolës ka siguruar nënshkrimin e Julian Alvarez.

Sulmuesi 21-vjeçar ka qenë një nga pikat kryesore të River Plate dhe do të kushtojë rreth 18 milionë euro, raporton A Bola.

Alvarez do të qëndrojë në Buenos Aires deri në verë, duke shkuar në Mançester këtë verë.

I stërvitur në River Plate, Julian Alvarez bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Millonarios në vitin 2018. Në total, ai ka 34 gola dhe 19 asistime në 95 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 09:10