Tmerr! Nëna detyron vajzën të jetojë me javë të tëra me kufomën e babait

Një grua u arrestua të martën në një fshat të vogël në Teksasin verior pasi policia zbuloi se ajo kishte detyruar vajzën e saj 11-vjeçare të jetonte me trupin e pajetë të babait të saj për disa javë , raportuan mediat lokale këtë javë.

Susan Cue Smith është arrestuar dhe akuzuar për rrezikimin e një fëmije, falsifikimin e dokumenteve dhe mosdeklarim për vdekjen, sipas AFP.

Ajo i shpjegoi policisë se nuk kishte raportuar vdekjen e Alan West, babait të vajzës së saj, nga frika se do të dëbohej nga shtëpia e saj

Kështu, nënë e bijë jetuan me kufomën për tre ose katër javë në qytetin e Electra.

Era e pakëndshme në shtëpi bëri që policia të ndërhyjë.

Më 1 dhjetor, shefi i policisë lokale Terry Guten vizitoi shtëpinë pasi u informua për praninë e mizave dhe aromave që vinin nga dritarja e hapur e banesës, raporton APE.

Ndërsa askush nuk u përgjigj kur ra zilja, ekipi i tij hyri në apartamentin e Smith dhe gjeti, në korridor, kufomën, të cilën ai e kishte mbuluar me një batanije dhe qese plehrash.

Pa ujë, apartamenti ishte i mbushur me mbeturina dhe u konsiderua “i pabanueshëm “, sipas raportit të policisë, i cili u aksesua nga KFDX-TV i NBC.

Susan Cue Smith ishte ajo që tha, para çdo ekzaminimi, se kufoma i përkiste babait të fëmijës.

Ndaj saj është lëshuar një urdhër-arresti më 13 janar.

Pas sa më sipër, kujdesi për vajzën e saj u mor nga shërbimi i mbrojtjes së të miturve. Fëmija ndodhet i shtruar në spital për shkak të infeksionit që ka pësuar nga pickimi i insekteve./albeu.com

 

Shtuar 22.01.2022 09:06