Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal për të fshehur gjurmët, arrestohet pas 10 ditësh autori

Pas 10 ditësh, policia ka zbardhur një ngjarje në Elbasan dhe ka vënë në pranga një të person, Avni Hysa, i cili pasi kishte aksidentuar me makinë një 83-vjeçar, Alush Sinkollën, për të fshehur gjurmët, e hodhi në kanal dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia gjithashtu gjen dhe sekuestron dhe mjetin me të cilin ky shtetas aksidentoi  83-vjeçarin nga Cërriku.

“Pas ngjarjes së ndodhur më datë 11 janar në segmentin rrugor fshati Thane – Elbasan ku një 83 vjeçar u gjetë i pajetë në kanal, Strukturat e Hetimit të Krimit në  Komisariatin e  Policisë Elbasan në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i punës profesionale dhe hetimore të pandërprerë dhe  kontrollit të zonës në perimetër të gjerë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe shoqërimi  i drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip Audi  që ky shtetas dispononte me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën 83 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi  ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe  e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e  ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com

Shtuar 22.01.2022 09:12