Do të zhvillohen pas pak zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtarët e Komitetit të ri Ekzekutiv.
Në garë për Presidentin e kësaj federate janë Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.
Procesi do të monitorohet nga të dërguarit e UEFA-s, Zbignjev Bonjek, Tierri Favre dhe Luka Nikola. Ndërsa FIFA do të jetë e përfaqësuar me Nodar Akha-lkatsi dhe Sofia Malizia.