Pas Roger Federer e Rafael Nadal në turneun Masters 1000 në Majemit do të mungojë edhe Novak Djokovic.
Tenisti serb, numri 1 në botë, ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale nuk do të luajë në turneun e parë Masters të vitit për shkak se ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në grand slam të Australian Open. Turneu që zhvillohet në Florida nis më 24 mars.
“Të dashur fansa. Më vjen keq t’ju bëj me dije se nuk mund të luajë në turneun e Majemit. Vendosa të përdor këtë kohë të vyer që kam në dispozicion për të pushuar më shumë dhe të qëndroj me familjen time. Me gjithë këto kufizime anembanë botës preferoj të qëndroj në shtëpi, duke u përpjekur që të gjej një ekuilibër. Mezi pres të rikthehem në Majemi vitin tjetër”, tha Djokovic.