Pablo Martin Paez Gavira ose ndryshe “Gavi”, është 17 vjeç dhe një nga të paktët që shpëtuan nga djegia në Allieanz Arena. Për futbollin e tij, për intesitetin e tij, por edhe për reagimin e natyrshëm dhe spontan kur u zëvendësua në minutën e 86, kur rezultati ishte 3-0.
Dali menjëherë nga pika më e afërt e fushës duke “ngrënë veten” pasi tashmë i kishin thënë lamtumirë Champions League, nuk i mbajti dot lotët e pafuqisë, por edhe të ndjenjës.
Ishte një imazh në kontrast me skena të tjera shumë të komentuara dhe të kritikuara, si e qeshura e Lenglet me Leëandoëskin pas mbarimit të ndeshjes.
Tifozët e Barcelonës kanë duartrokitur Gavin në rrjetet sociale dhe janë kapur pas tij se një shenjë e domosdoshme që në e skuadra katalanase ka dëshirë dhe qëndrim për të jetuar sërish ditë të lumtura./albeu.com
Gavi llorando tras ser eliminado, él sí siente lo que es ser barcelonista. Gracias por defender este escudo. #FCBlive
pic.twitter.com/vzHnpVtyrV— Pol Alonso ?⚽ (@Polyccio8) December 9, 2021