Pas dëmtimit Ibra merr një super lajm

Zlatan Ibrahimoviç ka kaluar nj sezon me ulje ngritje, ku ka vuajtur nga dëmtimet e shpeshta. Megjithatë kjo nuk ka penguar që sulmuesi të marrë një lajm të gëzueshëm.

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar emrat e lojtarëve të grumbulluar në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Republikës Çeke. Trajneri e kishte shprehur se Ibra nuk mund të luajë 90 minuta, por mund të jap kontributin e tij.

40 vjeçari u rikthye të luante për Milanin pas një muaji mungesë dhe tani është gati që të bëjë protagonistin dhe në kombëtare.

Image


Shtuar 16.03.2022 14:07

Tags: