Pas Coutinho dhe Digne, Gerrard synon edhe yllin e mesfushës në Premier League

Aston Villa e Steven Gerrard po ecën fuqishëm në këtë merkato janari. Pas huazimit të Philippe Coutinhos dhe mbylljes së nënshkrimit të Lucas Digne, ata tani janë në kërkim të një “shkëmbi” në mesfushë.

I zgjedhuri, sipas shtypit britanik, është Yves Bissouma.

Maliziani i Brighton aktualisht është me ekipin e tij në Kupën e Afrikës dhe sipas ‘Sky Sports’ nuk do të marrë asnjë vendim derisa të përfundojë eksperienca e tij në këtë kompeticion. Çmimi i tij varion nga 50 deri në 60 milionë euro. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 14:07