Historia e pazakontë: UEFA detyron Maran, si erdhi lëvizja e fundit te Kombëtarja

Trajneri Rolando Maran e riktheu Simon Simonin te Kombëtarja, duke e hequr nga dispozicioni i Kombëtares U-21. Një veprim i detyruar edhe nga UEFA, për shkak se Etrit Berisha u pezullua me karton të kuq.

DETYRIMI- UEFA detyron përfaqësueset që në ndeshje zyrtare të regjistrohen tre portierë. Kështu kuqezinjtë kishin mbetur vetëm me Alen Sherrin dhe Mario Dajsinanin para sfidës me San Marinon. Maran shmangu një skenar të pazakontë, siç ndodhi disa ditë më parë në Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

E PAZAKONTË- Një situatë e pazakontë u regjistrua te sfida Izrael-Irlandë më 27 shtator. Portieri Gavin Bazunu braktisi ekipin dhe tek Irlanda ishin të detyruar që të improvizonin për të patur dy portierë në stol. Kështu ishte Jimmy Dunne që u regjistrua si portier i tretë në listë, edhe pse është mbrojtës.

SAN MARINO- Fitorja ndaj San Marinos nuk diskutohet. Sfida është rezervuar më 6 tetor, pikërisht prej orës 20:45 në stadiumin “Air Albania”.


Shtuar më 5.10.2026 10:17

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis