Fred sulmon Ten Hagun: Përplasej me lojtarët dhe e la Ronaldon jashtë formacionit

Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Fred, ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-teknikut Erik ten Hag, duke e cilësuar të dobët në drejtimin e grupit dhe duke e fajësuar për përplasjet me disa prej futbollistëve kryesorë.

Të lidhura

None found

Mesfushori brazilian qëndroi për pesë vjet në radhët e Unitedit. Gjatë kësaj kohe, ai fitoi Kupën e Ligës dhe luajti në finalen e FA Cup.

Erik ten Hagu mori drejtimin e Manchester Unitedit në vitin 2022, pas suksesit të tij me Ajaxin. Megjithatë, puna e trajnerit holandez në Angli nuk i përmbushi pritshmëritë, veçanërisht në Ligën Premier.

Fred u largua nga klubi anglez në verën e vitit 2023, kur firmosi me Fenerbahçen. Duke folur për periudhën e kaluar nën drejtimin e Ten Hagut, ai dha një vlerësim tepër kritik.

“Ten Hag ishte shumë i mirë taktikisht, por sa i përket menaxhimit të grupit, ishte një copë m*t”, tha Fred në “Charla Podcast”.

“Ai grindej me të gjithë. U grind me mua, me Cristianon, me Casemiron, me Rashfordin… Nuk më aktivizonte dhe ndonjëherë situata bëhej stresuese”.

Sipas brazilianit, trajneri u jepte përparësi futbollistëve holandezë dhe krijonte ndarje brenda skuadrës. “Me Ten Hagun luanin vetëm lojtarët e tij holandezë. Ishte një trajner që krijonte klika. Por, taktikisht, ishte një nga trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar ndonjëherë”.

Fred komentoi gjithashtu raportin mes Ten Hagut dhe Cristiano Ronaldos, i cili u largua nga Manchester Unitedi në fund të vitit 2022.

“Ai donte që skuadra të vraponte shumë, por Cristiano tashmë ishte më i vjetër. Ai e largoi Cristianon nga formacioni titullar dhe më pas pati një përplasje mes tyre”.

Manchester Unitedi e shkarkoi Ten Hagun në tetor të vitit 2024, në një moment kur skuadra renditej në vendin e 14-të pas shtatë ndeshjeve./


sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis