Pas 4 vitesh thirret përsëri me Italinë, një mundësi e artë për sulmuesin

Roberto Mancini ka surprizuar këdo me lojtarin që ka thirrur për playoff-in Botëror.

Trajneri i kombëtares italiane ka thirrur Mario Balotellin. Muajt e fundit është përfolur gjatë se do të ishte Jao Pedro ai i cili do të thirrej por nuk ndodhi kështu.

Mancini i ka besuar Balotellit për këtë fazë shumë të rëndësishme. Sipas “Sky Sport”, Mancini ka vendosur të thërrasë SuperMarion për stërvitjen e kombëtares e cila është e planifikuar gjatë pauzës së kampionatit më 26-28 janar.

Balotelli këtë sezon ka shënuar 8 gola në 20 paraqitje me klubin turk, Adana.

31-vjeçari ka luajtur për herë të fundit me kombëtaren në 7 shtator 2018./ h.ll/albeu.com

Shtuar 22.01.2022 15:05