Partizani regjistroi një tjetër sukses në ndeshjet miqësore, duke mundur me përmbysje Besëlidhjen me rezultatin 3-2.
Skuadra e Kategorisë së Parë e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-2, por në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Florin Bratu reaguan dhe realizuan dy gola.
Të lidhura
None found
Human ishte autor i dy golave për Partizanin, duke shënuar në minutat 30 dhe 64, ndërsa Kazzem përcaktoi rezultatin përfundimtar me golin e fitores në minutën 82.
