Sot, në orën 16:45 do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë të Kategorisë Superiore.
Në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Partizani-Egnatia.
Të kuqtë e Ilir Dajës kërkojnë me çdo kusht kthesën dhe fitoren e parë në kampionat ndaj skuadrës së Egnatias që për momentin është dhe surpriza e këtij edicioni në Superiore.
Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet takimi Teuta-Kastrioti.
Kampionët aktual të Shqipërisë synojnë vazhdimësinë teksa përballë do të kenë ekipin krutan të Ramadan Ndreut e cila nuk po kalon një moment të mirë ku renditren të parafundit në klasifikim.
Në foton më poshtë keni dy ndeshje e sotme: