Partizani ia ka dalë mbanë të kalojë pengesën Marsaxlokk️ dhe të sigurojë kalimin në turin e dytë të Conference League, ku do të përballet me gjeorgjianët e Saburtalo, që kanë ndryshuar emrin dhe quhen Iberia 1999.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”, të kuqtë kanë arritur objektivin në transfertë, pavarësisht se maltezët kanë shënuar të parët.
Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kaluan në avantazh menjëherë me fillimin e pjesës së dytë me anë të Yuri 46’.
Të kuqtë kanë reaguar menjëherë me anë të Carës 48’ duke vendosur barazpeshën 1-1.
Kur dukej se gjithça do të mbyllej në barazim, zëvendësuesi Keko mer përsipër të bëjë heroin duke shënuar në minutën e 90’+3 golin që i dha skuadrës së kuqe kualifikimin.