Zidane rikthehet ndaj Italisë 20 vite pas përplasjes me Materazzin: “Nuk ndihem fajtor

Franca do të përballet me Italinë sonte, të premten, në Ligën e Kombeve. Përballja mes dy rivalëve të njohur ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të pranisë së Zinedine Zidane në stolin francez.

Legjenda e futbollit francez e ka nisur në mënyrë ideale detyrën si trajner i “Gjelave”. Në dy ndeshjet e para, ai udhëhoqi skuadrën drejt fitoreve ndaj Turqisë dhe Belgjikës, ndërsa tani pret Italinë në Stade de France me gjashtë pikë të grumbulluara.

Të lidhura

None found

Italia do të drejtohet sërish nga Roberto Mancini. Pas disfatës kundër Belgjikës, trajneri arriti ta rikthejë ekipin në rezultatet pozitive me fitoren ndaj Turqisë.

Takimi i sotëm rikthen në kujtesë finalen e Kupës së Botës 2006 në Berlin, ku Franca dhe Italia u përballën në një ndeshje që shënoi edhe fundin e karrierës së Zidanes si futbollist.

Momentin më të diskutuar të asaj finaleje e shkaktoi përplasja mes tij dhe mbrojtësit italian Marco Materazzi. Pas provokimit nga italiani, Zidane e goditi atë me kokë në gjoks dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Italia fitoi më pas titullin e kampionit të botës, pas kohës shtesë dhe gjuajtjeve të penalltive.

Dy dekada më vonë, Zidane është sërish në krye të Francës, këtë herë duke e udhëhequr kombëtaren nga roli i trajnerit.

Para ndeshjes me Italinë, ai u pyet për episodin e famshëm me Materazzin. “Nuk ndihem fajtor për këtë, por nuk jam krenar për atë veprim”, u përgjigj shkurt trajneri francez.

Zidane pranoi se pamjet e incidentit vazhdojnë t’i shfaqen edhe sot. “Ato video vazhdojnë të shfaqen dhe më kujtojnë gjithmonë atë ndeshje. Por nga karriera ime ka edhe imazhe të tjera, shumë më të bukura. Preferoj të kujtoj ato”, deklaroi ai.

I pyetur nëse ka mbajtur kontakte me Materazzin, ish-futbollisti francez u përgjigj shkurt: “Nuk kam folur më me të”.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadrdibet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet