Një konflikt për motive të dobëta, ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit në rrugën “Taulantia” në Tiranë. Pas ngjarjes, Policia ka shpallur në kërkim dy persona, të dyshuar për përfshirjen në konflikt dhe të shtënat.
Bëhet fjalë për shtetasit D. Q., 44-vjeç dhe E. Xh., 25-vjeç. Sipas Policisë, dyshohet se gjatë konfliktit, ata kanë qëlluar me armë zjarri.
Të lidhura
None found
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e dy personave, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
