Nuk ka fitues në “Air Albania”, me Partizanin e Kukësin që ndajnë nga një pikë falë barazimit 1-1 në një përballje ku të dy skuadrat shfaqën më shumë frikë për të mos humbur.
Pjesa e parë u karakterizua nga problemet teknike, ndërsa më pas pati edhe një ndërprerje 3-minutëshe për shkak të fikjes së prozhektorëve të stadiumit, megjithatë skuadrat u rikthyen në dhomat e zhveshjes në barazim pa gola.
Partizani gjeti avantazhin me Cara, por 5 minuta më vonë verilindorët barazuan me Fijao.
Partizani do të duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë duke mbajtur vendin e 7 në renditje, ndërsa Kukësi kryeson me 8 pikë. /albeu.com/