Paris 2024/ Chermen Valiev nuk ia del, rivali nga Uzbekistani e mund në frymën e fundit

Chermen Valiev eliminohet në çerekfinale të “Paris 2024” në mundje stil i lirë për peshat deri në 74 kg.

Rivali i tij nga Uzbekistani arriti të fitonte falë një pike teknike në frymën e fundit duke arritur kështu gjysmëfinalen.

Razambek Salambekovitch Jamalov kaloi për më tej me shifrat 6-5 ndërsa mundësi kuqezi u ndëshkua edhe me një karton të verdhë.


Shtuar 9.08.2024 14:23