Pamje të turpshme në Argjentinë, lojtari godet arbitren femër për një karton (VIDEO)

Një ngjarje e turpshme në Argjentinë, në ndeshjen e rezervave të Indipencia dhe Garmense.

Cristian Tirone është protagonisti negativ. Futbollisti ka goditur arbitren e ndeshjes, Dalma Cortadi.

Ajo i tregoi futbollistit kartonin e kuq dhe reagimi i tij ishte i turpshëm, saqe detyroi edhe forcat e rendit të futeshin në fushë për të qetësuar situatën. / h.ll/albeu.com