Lojtari i PSG-së, Neymar Jr, u largua nga fusha kundër Sanit-Etienne me barelë duke qarë pasi dëmtoi kyçin e këmbës.
Pas një dueli më mbrojtësin, Maçon, ai përkuli kyçin e këmbës së majtë duke u detyruar të lërë fushën.
Në fundin e ndeshjes ylli brazilian është fotografuar duke lënë fushën me paterica. Një lajm aspak i mirë per PSG e cila me shumë gjasa nuk do ta ketë në dispozicion për një kohë të gjatë sulmuesin. /albeu.com