Pak orë nga fundi i merkatos, Uzuni shumë pranë klubit të La Liga-s

Myrto Uzuni është pranë kalimit në LaLiga në limitet e merkatos. Sulmuesi anësor i Ferencvaros mund të nënshkruajë me Granada.

Marrëveshja do të mbyllet për 3 milion euro sikurse raportojnë mediat në Hungari. Sulmuesi nuk është grumbulluar fare për ndeshjen me Ujpest.

Uzuni ka spikatur me Ferencvaros me 36 gola e 14 asiste në 67 ndeshje dhe tani po tentohet arritja e marrëveshjes me spanjollët. /albeu.com


Shtuar 30.01.2022 20:32