Ofendoi Maignan me shprehje raciste, identifikohet një tifoz

Identifikohet një person që përdori fraza raciste ndaj portierit Mike Maignan, gjatë ndeshjes Udinese-Milan. Portieri kuqezi, Maignan braktisi ndeshjen për disa minuta, për t’u rikthyer më pas në fushë, për vijimin e pjesës së parë. Klubi nga Udine, me një njoftim zyrtar bën me dije se tifozi nuk do mund të hyjë në stadiumin Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine), për një periudhë të pacaktuar.

“Udinese Calcio komunikon, pas identifikimit të personit që lëshoi fraza raciste ndaj Maignan, se ai do të ndalohet të hyjë në stadiumin tonë për një periudhë të pacaktuar me efekt të menjëhershëm” – Shkruan Udine.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tifozi është një 46 vjeçar, i cili përdori disa herë fjalën “f*cking n*gger”. /balkanweb/


Shtuar 22.01.2024 19:33