Aksident në Mirditë/ Motori del nga rruga, 46-vjeçari dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Këtë të shtunë, një aksident ka ndodhur në fshatin Bukmirë në Mirditë. Mësohet se një turist çek ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është transportuar menjëherë te Spitali i Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek 46-vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 4.05.2024 15:50