Rama u dorëzon çelësat e apartamenteve të reja në Vorë banorëve të cilëve u ishin shembur shtëpitë nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Vorë për t’ju dorëzuar banorëve të cilëve u ishin shembur shtëpitë nga tërmeti, çelësat e 404 apartamenteve të përfunduara.

Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin atyre duke theksuar faktin se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.

“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat. T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri.


Shtuar 4.05.2024 16:18