Rennes vendosi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të Steven Nzonzi, i cili do të rikthehet te Roma që zotëron kartonin e tij. Pavarësisht se drejtuesit e klubit vendosën që të mos e blinin 32-vjeçarin, presidenti i francezëve, Nicolas Holveck e la derën e hapur për një rikthim të futbollistit në të ardhmen.
Numri një i klubit deklaroi se Nzonzi ishte një lojtar themelor për sezonin dhe se dyert e klubi do të jenë gjithmonë të hapura për të. Holveck deklaroi se do të bisedojnë sërish me futbollistin për sezonin e arshshëm, por gjithçka do të vendoset nga dëshira e tij.