Qytetarë të shumtë janë tubuar sërish në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës, duke vijuar kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Të lidhura
None found
Protesta e pestë ka nisur me shpalosjen e një flamuri të madh kombëtar, ku ishte vendosur edhe emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në duart e pjesëmarrësve janë parë pankarta me mesazhet “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi” dhe “Liria ka emër”.
Protestat nisën më 16 shtator, pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Sipas verdiktit të gjykatës, ata u dënuan për vepra të krimeve të luftës.
